Për Sergio Ramosin, i cili fitoi mbrëmë Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, vërshëllimat e tifozëve që vinin në drejtim të tij janë të pashpejgueshme.
“Mendoj se duhet të respektojnë figurat e futbollit”, ka thënë Ramos.
Kapiteni Madrilen mendon se pavarësisht fillimit të dobët që e patën, ata tani janë duke bërë mirë në çdo kompeticion.
“Real Madridi nuk mund të konsiderohet i vdekur. Në fund, ne do të jemi atje duke luftuar për të gjithë titujt”, u shpreh 32 vjeçari.
Ramos shënoi në finalen e djeshme njërin nga 4 golat që i siguruan Real Madridit trofeun e tretë radhazi të Kupës së Botës për Klube.
Ndryshe, ky është trofeu i parë i Realit për këtë sezon, pasi humbjes në finalen e Superkupës se Europës ndaj Atletico Madridit.