Numri i të pranishmeve në Santiago Bernabeu po shkon duke rënë, me 55,000 mijë tifozë që shikuan ndeshjen e djeshme ndaj Rayo Vallecano.
Një pjesëmarrje kaq të vogël të tifozëve në një ndeshje, Real Madridi e kishte vetëm në vitin 1994.
E arsye për këtë rënie të shikueshmërisë po delë të jetë performanca e dobët që po zhvillon këtë sezon ekipi i Real Madridit.
Përgjatë gjithë vitit 2018, Reali nga 27 ndeshje të luajtura në Bernabeu ka arritur të fitojë në 17 prej tyre, të barazojë 5 herë dhe humbas poashtu 5 herë.