Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United dhe t`i bashkohet Real Madridit.
Mesfushori francez sipas raportimeve të së përditshmes britanike Mirror, e deshiron largimin nga Old Traford për shkak të mosmarrëveshje të vazhdueshme që ka me trajnerin José Mourinhon.
Duke parë gjithë këtë situatë të krijuar, drejtuesit e United kanë shprehur gatishmerinë e tyre për ta shitur Pogban, madje edhe më lirë sesa e kanë blerë nga Juventusi vite me parë për shumën e 120 milionë eurove.
Edhe pse Real Madridi e kërkoi me ngulm Pogban në merkatot e kaluara, ata asnjëherë nuk ishin të gatshëm të paguanin shumën që Unitedit e pagoi për të kur e transferoi nga Juventusi.
Ardhja e tij mund t`i japë pak ‘oksigjen’ në mesfushë klubit Madrilen.