Clement Lenglet është i kënaqur me sezonin që po kalon tek Barcelona dhe gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për Radion e qytetit të Barcelonës, ku në mesin e shumë temave foli edhe për Topin e Artë që e fitoi Luka Modric, të hënën në Paris.
”Si futbollist individ nuk ka më të mirë se Messi por këtë vit e meritoi këtë cmim më shumë Modric ose ndonjë lojtarë Francez. Nëse duhet të zgjedhim lojtarin më të mirë brenda vitit, nuk kam dyshim se Modric e meritoi Topin e Artë pasi arriti në finale të Botërorit me Kroacinë dhe fitoi Championsin me Realin. Ai është një lojtar i madh dhe e meritoi atë.’‘, ishin fjalët e qendërmbrojtësit Francez që u transferua në Barcelonë gjatë verës që shkoi.