Luka Modric jo vetëm që ka thyer hegjemoninë e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në Topin e Artë, por këtë e ka bërë nga një pozitë ndryshe, më saktë duke shkëlqyer në mesfushë e jo duke shënuar gola.
Kroati është i kënaqur që puna e tij në qendër të fushës është mirënjohur dhe çmimi nuk është dhënë duke u bazuar në gola apo në statistika të ngjajshme.
”Rruga ka qenë shumë e gjatë dhe e vështirë por për shkak të kësaj unë jam akoma më i lumtur me gjithçka që po ndodh tani,” tha ai në një intervistë për GQ.
”Të gjitha mirënjohjet si FIFA World Player dhe Topi i Artë, shijojnë akoma më shumë kur je i vetëdijshëm se askush nuk të ka dhënë asgjë.”
”Askush nuk më ka dhuruar asgjë. Gjithçka që e kam arritur, e kam arritur falë punës së bërë.”
”Më bën akoma më të lumtur fakti që njerëzit më në fund e kanë kuptuar atë që kam arritur gjatë gjithë karrierës sportive.”
”Është e vërtetë që më është dashur të fitoj shumë që diçka e tillë të ndodhë, për shembull, tre Champions League rradhazi dhe finalja e Kupës së Botës me një kombëtare aq të vogël sa Kroaci, por e gjithë kjo e bën akoma më të paimagjinueshme.”
”Vetëm pas gjithë këtyre njerëzit kanë kuptuar që futbolli nuk është gola, gola dhe vetëm gola.”
Luka Modric fitoi çmimin sportisti i vitit nga GQ në muajin Nëntor.