Ashtu siç edhe pritej, ashtu edhe ndodhi. Luka Modric është fitues i Topit të Artë 2018 pasi ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldos (në vendin e dytë) dhe Antoine Griezmann (në vendin e tretë).
Luka Modric kurorëzon kështu vitin më të suksesshëm në karrierën e tij teksa ka fituar çdo çmim individual duke filluar nga:
- Lojtari më i mirë nga UEFA
- Lojtari më i mirë i Botërorit 2018
- Lojtari më i mirë nga FIFA
- Topi i Artë 2018
Të gjitha këto çmime ishin mëse të merituara falë performancave të jashtëzakonshme në Champions League dhe në Kupën e Botës. Luka Modric bëhet kështu lojtari i parë Kroat që fiton çmimin më prestigjioz në aspektin individual dhe njëherit vazhdon traditën e lojtarëve Madrilen që tashmë tre vite rradhazi janë fitues të këtij trofeu.