Nëse kishte një formulë që funksonoi për Zinedine Zidane, ajo formulë ishte përdorimi i planit të famshëm – B.
Francezi mundohej të përfshinte të gjithë në skuadrën e tij dhe bëri revolucion në skemat e përdorura, duke u dhënë mundësinë kështu të shkëlqenin lojtarët që nuk luanin aq shumë.
Kjo më sakt ndodhi në sezonin kur Real Madridi fitoi La Ligan dy sezone më parë dhe skuadra B shkëlqeu.
Ishte viti i dopietës dhe viti ku askush nuk e parashikonte se sa vendimtar do të ishte ai plan B që Madrilenët të arrinin në kye të tabelës dhe në të njëjtën kohë të mbanin lojtarët kryesorë në detyrë për të fituar Champions Leaguen.
Alvaro Morata, Marco Asensio, Mateo Kovacic, Danilo, Isco, Nacho dhe Lucas Vazquez formonin një shtyllë në ekipin e dytë dhe kjo garantonte besim për Zinedine Zidane.
Trajneri filloi duke ndryshuar pak nga pak dhe më pas ndryshimet ishin drastike. Plani B i sezonit 2016/17 filloi të jap sukseset pak nga pak dhe është pikërisht mungesa e një plani të tillë që ka shkaktuar problemet kryesore të skuadrës në vazhdimësinë e fitoreve në kampionat.
Magjia kishte humbur në Santiago Bernabeu dhe Zidane nuk mund të bënte asgjë për të kthyer planin e tij.
Duket që tani, Santiago Solari po kërkon të njëjtën formulë duke besuar më tepër tek ekipi i dytë.
Në fakt, të Shtunën ndaj Valencias, tekniku na dha përshtypjen sikuar po promovonte planin e tij B. Skuadra formohej nga lojtar që kishin kohë pa mos luajtur por që me besimin e treguar, ata tashmë formojnë një pjesë fundamentale për Real Madridin në objektivin për të rikuperuar pikët e humbura në kampionat.
Mbi të gjithash, ai ka gjetur një tjetër grup lojtarësh tek të cilët mund të besoje kur kalendari bëhet i vështirë dhe gjithçka bëhet më e komplikuar, kështu që pa dyshim se ky grup lojtarësh do të ndihmoje ekipin.
Ndaj Valencias, Real Madridi filloi ndeshjen pa startuesit e zakonshëm Kroos, Marcelo dhe Casemiro, që të gjithë të dëmtuar.
Me dy ndryshime tjera, Solari largoi nga fusha Gareth Bale dhe Luka Modric teksa ju dha shansin Lucas Vazquez, Dani Ceballos, Marcos Llorente, Sergio Reguilon, Asensio dhe Fede Valverde.
Këtë e bëri ndaj një Valencia që vinte në Santiago Bernabeu e vendosur për të bërë një ndeshje të madhe, e motivuar nga disfata e Real Madridit ndaj Eibar.
Kjo skuadër e re tashmë mund të duket shumë e rëndësishme sepse Solari beson tek të gjithë lojtarët e tij.
Plani B mund të jetë një pikë kthese.