Luka Modric po përgatitet të udhëtojë të hënën me familjen e tij në Paris e poashtu me një kontingjent të përbërë nga persona te Real Madridit.
Kroati do të udhëtojë për kryeqytetin francez për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes se Topit te Artë, çmim për të cilin edhe është favorit absolut.
Lojtari i Los Blancos po kërkon të kompletojë koleksionin e tij individual të çmimeve, pasi u kurorëzua si lojtari më i mirë në Kupën e Botës, në Ligën e Kampionëve dhe u votua si më i mirë i FIFA-s më herët gjatë këtij viti.
Topi i Artë do të mbyllte vitin më të madh në karrierën e Modricit, pasi kroati është një hap larg bërjes së historisë.
Së pari, për shkak të numrit absolut të çmimeve dhe titujve të fituar që nga Kupa e Botës për Klube në dhjetorin e kaluar.
Së dyti, pasi ai do t’i japë fund duopolit, në dukje të pandalshme të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili ka zgjatur një dekadë.