Tottenhami ia ka bërë të qartë Real Madridit se nëse i duan shërbimet e mesfushorit të tyre, Christian Eriksen duhet të paguajnë plot 250 milionë euro.
Është presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, ai i cili i ka vendosur një çmim të tillë mesfushorit danez.
Madrilenet ka kohë që po e kërkojnë Eriksenin, të cilin e konsiderojnë si një zëvëndësues ideal të Luka Modric.
Kontrata e Eriksenit përfundon në vitin 2020. Kësisoji, pa një rinovim të ri, danezi nga qershori i vitit 2019 do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Real Madridi vite më parë ka blerë nga Tottenhami dyshen Gareth Bale dhe Luka Modric.
Për transferimin e uellsianit, Madrilenet u desh të paguanin 100 milionë euro, ndërsa për transferimin e kroatit 35 milionë.