Eibar i shkaktoi disfatën e parë Real Madridit të teknikut Santiago Solari këtë të Shtunë, por Argjentinasi është i vendosur të shikoje përpara.
Madrilenët do të tentojnë të lënë pas krahëve humbjen 3-0 teksa do të përballen me Romën në kryeqytetin Italian këtë të Martë me Solarin që është i fokusuar në ndeshjen e Championsit.
”Disfata ndaj Eibar ishte një goditje e rëndë, por i takon të kaluarës,” u shpreh ai në konferencën e sotme për media.
”E kemi analizuar dhe do të tentojmë të përmirësojmë atë që duhet të përmirësojmë.”
”Njëjtë si në ndeshjet e shkuara që i kemi lënë pas krahëve, ne duhet të bëjmë të njëjtën dhe tani në prag të kësaj sfide.”
”Jemi në Romë dhe në një tjetër kompeticion, fokusi duhet të jetë këtu.”
”Real Madridi duhet të kaloje shumë teste dhe klubi veçse di se si të rikuperohet pas dështimeve.”
”Kjo është arsyeja pse Real Madridi është fituesi më i madh në historinë e këtij sporti.”
Sergio Ramos kritikoi qëndrimin e lojtarëve pas disfatës ndaj Eibar dhe Solarit iu parashtrua një pyetje për komentin e kapitenit.
”Më vjen keq që më duhet të përgjigjem në pyetje që nuk dua, por këto janë gjëra që na takojnë vetëm neve,” përfundoi ai.
Solari mes tjerash insistoi se llogarit tek Isco edhe pse nuk ka startuar asnjë ndeshje me të, ndërsa sugjeroi që Dani Ceballos, Marcos Llorente, Fede Valverde apo Toni Kroos mund të zëvendësojnë Casemiron e dëmtuar.