Sergio Ramos është i pastër. Ai nuk ka thyer as rregulloren e UEFA-s së kontrollit të anti-dopingut e as nuk ka dështuar në ndonjë test të tillë. Ky është lajmi që konfirmon sot klubi si kundërpërgjigje ndaj lajmit spekulitativ të Football Leaks:
Në tre pika të qarta, në deklaratën zyrtare të klubit thuhet:
“Sergio Ramos nuk ka thyer asnjëherë rregulloren e kontrollit anti-doping.”
“UEFA ka kërkuar informacion të menjëhershëm dhe e ka mbyllur menjëherë çështjen, ashti siç ndodh zakonisht pasi verifikohet nga ekspertët e tyre të agjensisë botërore të Anti-dopingut, AMA dhe vet UEFA-s.”
“Sa i përket informacionit të mëtutjeshëm në lidhje me këtë publikim, klubi nuk ka pse të prononsoje vetveen përpara fakteve të një natyre jo-solide. “