Pavarësisht largimit nga vendi i tij për të luajtur në Spanjë në moshën 18 vjeçare, Vinicius Junior ka thënë se tashmë është adaptuar mirë me mjedisin e tij të ri.
Braziliani fillimisht luajti me Real Madrid Castillan, që gradualisht të bëhej pjesë e skuadrës së parë dhe të merr nga pak minutazh me Los Blancos.
“As unë, as stafi i Real Madridit apo familja ime nuk e imagjinonim një fillim të tillë,” tha ai për Globoesporte.
“Ne shkuam në Spanjë që këtë vit të parë të adaptohemi, por këtë e bëm shumë shpejtë.”
“Fillimisht luajta te Castilla dhe tani kam hapësirë edhe te skuadra e parë. Jam i lumtur që po luaj dhe po i shfrytëzoj mundësitë që Real Madridi po m’i jep,” shtoi ai më tutje.
“Në Castilla më ndihmuan shumë për t’a bërë hapin e rradhës dhe nën urdhërat e Solarit jam ftuar gjithmonë dhe po marr më shumë minuta tani,” tha në fund sulmuesi brazilian.