Marco Asensio beson se nuk është puna e tij të marë lidershipin dhe të dëshmoje vetveten në skuadër. Me problemet aktuale që përballet Real Madridi, Asensio beson se është punë e atyre me më eksperiencë.
Teksa ka qenë në skuadër për një kohë të mjaftueshme, ai deri më tani ka dështuar të dëshmoje një vazhdimësi sa i përket performancave dhe fillimi i këtij sezoni ka qenë zhgënjyes për të.
”Nuk e shoh si një krizë, nuk jam unë ai që duhet të dalë përpara dhe të mare lidershipin, ka lojtar të tjerë që janë një kohë të gjatë në klub, janë ata më me ekpseriencë dhe që kanë një status më të lartë se unë kështu që lidershipi u takon atyre,” u shpreh ai.
”Për momentin nuk e shoh veten jashtë por do të vlerësoj situatën në fund të sezonit. Kam pasur disa kritika që nuk kanë qenë të sakta por ne e dimë se si punojnë gazetarët këtu. Nuk do të përfshijë gjithçka por disa prej tyre dalin dhe duan të të shkaktojnë dëm.”
Ecuria e dobët e skuadrës shkaktoi edhe shkarkimin e Julen Lopeteguit dhe Asensio ndjenë se ai ishte i pafat.
”Futbolli ka qenë i padrejtë me Lopeteguin, gjatë momenteve kyçe ne nuk kemi qenë të saktë dhe nuk kemi patur fat, nuk e di se si t’a quaj.”
‘Ishte një situatë e vështirë për të pas asaj që ndodhi në kombëtare dhe atij i mungoi fati. Sidoqoftë, ai ka një karrierë të gjatë dhe do të ketë shansin e tij përsëri.”
”Nën drejtimin e Solarit rezultatet kanë qenë më të mira dhe futbolli është i tillë. Ai është trajneri ynë dhe ne do të japim më të mirën tonë, duhet të jemi të fortë sepse gjithmonë kemi qenë në gjendje të marim fitoret.”