La Liga e ka mundur Real Madridin në gjykatë në mosmarrëveshjen mbi tipografinë e fanellës.
Kësisoji, klubi Madrilen do të duhet të paguajë koston e rastit.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur gazetari Anton Meana nga Cadena SER.
Gjykata e Madridit e shkallës së parë vendosi në favor La Ligas dhe si rezultat Reali do të detyrohet të zbukurojë emrat dhe numrat e tyre të fanellave me një font të caktuar, diçka me të cilën ata nuk pajtoheshin.
Tani Real Madridi do t`i bashkangjitet ekipeve te tjera spanjolle, të cilat që nga fillimi i sezonit i kanë respektuar këto rregulla të vendosura nga La Liga.
Dokumenti që vërteton fitoren e La Ligas në ‘duelin’ gjygjësor’ ndaj Realit.
La noticia de la que habla @AntonMeana que hemos dado en @Carrusel 👇https://t.co/tIfTH5y658
— Carrusel Deportivo (@carrusel) November 10, 2018