Gazetari Francez, Eric Mamruth, pjesë e medias RFI dhe një prej atyre gazetarëve që votojnë për Topin e Artë, ka zbuluar se kush do të jetë fituesi dhe kush do të plotësoje podiumin e trofeut më prestigjioz në aspektin individual.
Sipas Eric, fituesi i Topit të Artë do të jetë Luka Modric ndërsa podiumi do të plotësohet nga Raphael Varane në vendin e dytë dhe Kylian Mbappe në vendin e tretë.
Ky votim është bazuar kryesisht në performancën e treshes në Kupën e Botës dhe topi i artë siç duket për të parën herë pas 10 vitesh do i takoje një lojtari tjetër nga dyshja Cristiano – Messi.