Ardhja e trajnerit të përkohshëm Santiago Solari dhe fokusi i vëmendjes i kthyer kah Vinicius Jr, duket se ka ulur nivelin e krizës së Real Madridit.
Megjithatë, bazuar në informacionet e ofruara në programin spanjoll El Chiringuito, e vërteta është se tensionet brenda klubit janë në rritje.
Gazetari spanjoll, Pipi Estrada ka bërë të ditur se hirearkia e Real Madridit është e shqetësuar për shkak të faktit se zhveshtorja Madrilene është e ndarë në dysh.
I njëjti gazetar thotë se kapiteni Madrilen Sergio Ramos, po bën gjithçka që është e mundur për t`u mos u shkaktuar një përçarje e madhe brenda skuadrës.
Por, kjo nuk është detyra e vetme e cila iu është besuar kapitenit Ramos. Këtë të fundin, klubi Madrilen e ka ngarkuar edhe me një detyrë tjetër, e cila ka të bëjë me zbutjen e tranzicionit të shkaktuar nga largimi Lopeteguit dhe ardhja e Solarit.
Problem tjetër që është shfaqur brenda zhveshtoreve Madrilene, është kërkesa e disa lojtarëve që Gareth Bale të shitet.
Një përçarje e këtillë brenda ‘mureve’ Madrilene kishte ndodhur në kohën e Jose Mourinhos, i cili kishte probleme me Xabi Alonso dhe lojtarë të tjerë.