Clade Makelele, aktualisht trajner i KAS Eupoen, ishte protagonist në T4 me Vicente Ortegan. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Celta Vigos foli për kohët e shkuara dhe për aktualitetet e ekipit Madrilen që vjen pas një fitore bindëse ndaj Viktoria Plzen.
Të qenit trajner: ”Të jesh trajner është një tjetër botë, por unë besoj që kam filluar shumë mirë me të rinjtë për t’u mësuar se si të jenë profesionist, sepse ka shumë të rinjë që besojnë se janë yje dhe mua më pëlqen t’u mësoj se si të punojnë e të përmirësohen në objektivat personale, poashtu edhe për të arritur objektivat ekipore dhe ato të klubit. Kur luaja unë besoja se sapo kisha filluar të mësoj diçka… për këtë besoj që kam këtë gjen për t’i mësuar të tjerët dhe më pëlqen kjo punë.”
Trajneri i tij më i mirë: ”Kam mësuar gjëra nga të gjithë trajnerët që kam patur, të gjithë më kanë mësuar shumë. Victor Fernandez dhe Del Bosque ishin impresionues si teknikë, kam mësuar shumë për futbollin e të përekurit. Me Mourinhon mësova gjëra të një tjetër niveli dhe nga gjithë këta kam thurur koncepte, por një trajner duhet të ketë një stil, duhet të ketë në kokë një ide se si dëshiron të luaje ekipi i tij. Mua më pëlqen një ekip me personalitet, që luan futbollin dhe që ka lojtar me shumë karakter të cilët duhet t’i udhëzoj në rrugën e mirë.”
Zidane: ”Është situatë e vështirë në Madrid.. sepse kanë fituar gjithçka. Lojtarët që kanë qenë në botëror kanë nevojë për më së paku 5 muaj pushim, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Ka shumë lojtar që luajnë në botëror dhe kthehen me probleme, hasin vështirësi në gjetjen e formës dhe nivelit të tyre. Unë besoj se Real Madridi do të jetë gjithmonë aty lart por lojtarët kanë nevojë për pak kohë. Do të vazhdojnë të punojnë dhe do të arrijnë të kualifikohen për Championsin, e sigurtë.”
Casemiro: ”Ka shumë mesfushor që kanë dalë nga Real Madridi. Casemiro ka një nivel botëror, kualitet, gjuajtje, menaxhim të mirë.. Trajneri duhet t’iu jape besim, ai ka nevojë të ketë një trajner dhe t’a konsideroje atë si babain e tij. Kjo na ndodhi neve me Del Bosquen për shembull. Është një mënyrë në të cilën trajneri gjithashtu duhet të menaxhoje skuadrën: psikologjia.”
Benzema: ”Unë besoj se Benzema nuk meriton aq kritika, por aty ku luan ai i shohim vetëm lojtarët e mëdhenjë. Për të heshtur kritikët duhet të punosh në fushë por klubi gjithashtu duhet të mbroje lojtarët. Unë nuk jam i shqetësuar për rastin Benzema sepse do e tejkaloje, me siguri.”
Bale dhe largimi i Cristianos: ”Ajo që Ronaldo bënte në Real Madrid ishte impresionuese. Pastaj lojtarët acarohen, thonë gjëra dhe largohen. Por ky është një cikël që kaloi. Pas fitimit të tre Championsave rradhazi tani ekipi ka nevojë për kohë.. Por Real Madridi këtë e ka të keqe, nuk ka kohë për të patur kohë. Tani duhet të fitojnë në çdo mënyrë.. Edhe pse nuk ka më energji, nëse fiton ndryshon dinamikën. Por kanë nevojë për kohë sepse me këto lojtar përsëri do të jenë në krye.”
Vinicius: ”Për mua në futboll nuk ka moshë, këtu kemi shembullin e Mbappe, por duhet t’a marim me shumë kujdes dhe me kohë. Duhet t’i jepet besim, t’i shpjegohet se si bëhen gjërat. Ai dëshiron të jape më tepër dhe do të jetë në një gjendje emotive shumë pozitive. Një lojtari të ri është shumë e vështirë t’i vendosësh shumë presion, aq më tepër në Real Madrid ku presion është dyfish më i madh se në ekipet tjera.”
Nënshkrimet: ”Nuk dua të futem në temën e nënshkrimeve. I rëndësishëm është ekipi, një lojtarë është i mrekullueshëm nëse ka disa bashkëlojtarë që e kuptojnë dhe e mbështesin. Mbappes i ndodh kjo, njëjtë si Messit dhe Suarez tek Barcelona. Duhet të vendosësh lojtarët në një situata që i lejon të japin maksimumin. Kuptohet që Mbappe mund të shkoje në Madrid sepse ka shumë kualitet, por ai duhet të dije se si të adaptohet me një skuadër. Ne me Del Bosquen për shembull respektonim njëri-tjetrin, ishim shumë lojtar të kombësive të ndryshme por të gjithë dëshironim të fitonim tituj.”
Solari: ”Është modest, i përulur dhe e di se si është të jesh një profesionist. Flet me lojtarët, u thotë që të luajnë sëbashku për të fituar, kështu punon ai, qetë dhe me besim tek lojtarët, tek progresi.”
Topi i Artë: ”Shumë lojtarë meritojnë Topin e Artë. Mund t’ia japin përsëri Cristianos, Messit.. poashtu Griezmann, por ka 5 apo 6 lojtar që mund t’a fitojnë. Është impresionuese ajo që po bën Griezmann me Atletico Madrid. Ishte impresionues në Kupn e botës por i tillë ishte edhe Modric, Për mua e meriton njëri prej këtyre dyve.”
Mazinho: ”Për mua ishte si një baba. Luanim sëbashku në mesfushë dhe kuptoheshim me vetëm një shikim. Unë doja të mësoja shumë nga ai, doja të më mësonte dhe kishim disa vite të bukura në Celta. I dhuruam lumturi qytetit, kam kujtime të mrekullueshme.”