Santiago Solari u shfaq përpara mediave për të folur për goleadën e Real Madridit në Champions League ndaj Viktoria Plzen. Tekniku analizoi ndeshjen e të tijëve dhe foli për situatën në portë pas startimit me Courtois në portë.
Analiza e ndeshjes: ”Kemi bërë shumë gjëra mirë, por mbi të gjitha kemi patur seriozitet dhe punë, dëshirë për të kërkuar golin që në minutat e para të ndeshjes. Kemi parë gola të bukur.”
Porta: ”Është një vendim që e kam marë tashmë, fillimisht dua të theksoj që Keylor Navas është një zotëri dhe ka të gjithë respektin dhe admirimin tim si futbollist e akoma më tepër si njeri.”
Kështu mbarojnë vërshëllimat: ”Nëse fiton 5-0 kuptohet që do të ketë duartrokitje. Sot kemi bërë atë që duhej të bënim për të fituar, do të vazhdojmë të punojmë me sakrificë dhe agresivitet përpara portës.”
Triumfi: ”E kanë arritur lojtarët. Ata janë që e bëjnë ndeshjen serioze, duhet të mendojmë tashmë në të ardhmen sikur kam qenë gjithmonë këtu.”