Vinicius JR ishte protagonisti kryesor i fitores së djeshme të ekipit ndaj Valladolidit. Supertalenti Brazilian nxiti autogolin e ekipit mysafir për ti sjellur ekipit të tij epërsinë në 1-0 në minutën e 83’të dhe këtë e festoi edhe me trajnerin Santiago Solarin i cili po shfaq besim në të, dicka që nuk e kishte bërë Julen Lopetegui.
Braziliani pas golit të parë vrapoi tek Solari për t’a përqafuar atë dhe për të festuar golin me të. Video që ju kemi sjellur më poshtë e shfaq më së miri përqafimin e ngrohtë të Vinit me trajnerin në ndeshjen e djeshme: