Dje ekipi fitoi në 10 minutat e fundit ndaj Valladolidit me një autogol që u nxit nga Vinicius dhe me një penallti të shënuar nga Ramos në stilin panenka.
Solari kishte vendosur që të startojë me Kroos, Casemiro dhe Modric në mesfushë, dicka që nuk e kemi parë nën udhëheqjen e Lopeteguit më herët këtë sezon. Por kur erdhi koha që të bënte zëvëndësimet, trajneri Argjentinas vendosi që Casemiron t’a largoj të parin nga ndeshja. Ishte minuta e 57’të e ndeshjes kur Braziliani i lëshoi vendin Iscos, dhe filloi të shkojë drejt stolit i zemëruar duke hedhur pallton që i ofruan stafi i ekipit dhe pothuajse harroi t’i zgjasë dorën trajnerit.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme me këtë zemërim të Brazilianit pas zëvëndësimit: