Gareth Bale nuk po arrin të kthehet në më të mirën e tij. Uellsiani i cili filloi sezonin mjaftë mirë dhe kur dukej se gjithcka po shkon perfekt me të, për një moment ra forma e tij dhe tani nuk po arrin të gjej më të mirën e tij pavarësisht besimit në minuta të luajtura që kishte me Julen Lopeteguit dhe dje me Solarin.
Edhe lojtarët e tjerë nuk po japin më të mirën e tyre por rasti i Bale është më indryshëm. Ai ka pasur më shumë kohë se të gjithë të tjerët por asesi nuk ka lajme nga Bale për formën e tij. Gjatë ndeshjes së djeshme, Solari i dha besimin por ai përsëri me frikë. Dëmtimet i janë larguar dhe është shkatërruese fakti se për shkak të tyre ai ka luajtur vetëm 55% të minutave të mundshëm që nga transferimi në Madrid.
Problemi i tij, që duket i madh, nuk është vetëm fiziku. Eshtë udhëheqja psikike, mendore. Solari u përpiq t’a motivojë atë me disa fjalë duke thënë se është fantastik dhe se dëshiron t’a ketë në cdo ndeshje por duket se ndaj Valladolit nuk u motivua fare. I shpërqendruarn, joaktiv, duke injoruar ndeshjen, pak pjesëmarrje, vërshëllima kur u zëvëndësua në minutën e 70’të, ishin momentet e Uellsianit ndaj Valladolidit. 7 ndeshje pa shënuar do të thotë që ai ka barazuar ecurinë e tij më të keqe të mos shënimit të golave që e kishte pasur nga janari deri në mars të vitit 2015.