Gjatë ditës së sotme kapiteni Ramos u nervozua në lojtarin e akademisë Sergio Reguilon gjatë stërvitjes që po zhvillonte ekipi para ndeshjes ndaj Viktoria Plzen dhe kapiteni e qëlloi me top atë dy herë.
Pas përfundimit të stërvitjes, Ramos ka reaguar pas këtij momenti aspak jo të mirë dhe i ka kërkuar falje bashkëlojtarit të tij.
”Megjithëse mund të mos duket sikur ashtu, ato janë situata mjaft të zakonshme, por kjo nuk është një justifikim, reagimi im nuk duhet të kishte qenë ashtu. Ne gjithmonë bëhemi më të plotë, a po jo Regui?. Në fund fitore e ekipit sëbashku me Sergio Reguilon. #HalaMadrid.”, ishte shkrimi i kapitenit në rrjetet sociale në lidhje me atë incident.