Cristiano Ronaldoi ishte protagonistë në sallën e shtypit në Old Trafford ku nesër do të luajë ndaj ish klubit të tij Manchesterit në kuadër të Champions League.
Portugezi iu përgjigj edhe fjalëve të Iscos i cili gjatë ditës së sotme tha se nuk mund të qajnë për dikë që nuk dëshiroi të qëndrojë këtu.
”Shumë mirë, nuk mund të qajnë.”, ishte përgjigja e Cristianos rreth këtyre fjalëve.
Gjithashtu gazetarët e pyetën edhe për krizën e Realit për të cilën tha: ”Nuk duhet të flas për klubet tjera, të gjithë e dinë historinë time me Real Madridin. Nuk është koha e duhur duke e ditur ndeshjen e nesërme. Unë nuk kam të drejtë të flas për krizën e të tjerëve.”