Levante do të jetë kundërshtari i rradhsë në listën e Julen Lopeteguit dhe Real Madridi duhet me patjetër të rikthehet tek fitorja dhe tek goli, sepse presioni është shumë i lartë dhe çdo dështim nënkupton një ditë më pak për teknikun Spanjoll në krye të ekipit.
Në konferencën përpara mediave, Lopetegui potencoi se ka mbështetjen absolute të klubit, foli për aktualitetet e skuadrës dhe spekulimet që qarkullojnë së fundmi për të ardhmen e tij.
”Ndjej mbështetjen absolute të klubit, jam i qetë në këtë moment dhe i fokusuar tek puna ime,” shpjegoi ai në konferencë.
”Pres një ndeshje të vështirë ndaj një skuadre që është përmirësuar në të gjitha aspektet dhe ka fituar dy ndeshjet e fundit.”
”Ata kanë një fokus efektiv në sulm, por unë besoj në kualitetet tona si skuadër.”
Florentino Perez është kritikuar shumë së fundmi për faktin që nuk ka mbështetur mjaftueshëm Lopeteguin me blerje të rëndësishme gjatë merkatos së verës, veçanërisht pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, por për ish-trajnerin e Spanjës kjo është një temë tjetër dhe nuk shikon për përforcime në merkaton e dimrit.
”Kam besim të plotë tek skuadra që kam, jam i bindur në atë që tentojmë të bëjmë,” pranoi ai.
”Ka shumë për t’u luajtur këtë sezon dhe unë jam i sigurtë që ne do të jemi të fortë në fundin e sezonit.”
”Do të kemi ndeshje të mëdha dhe një sezon të madh. Levante do të nxjerë më të mirën nga Real Madridi.”
Ndeshjet e njëpasnjëshme pa mos shënuar janë të frikshme kur mer parasysh potencialin sulmues të skuadrës së Lopeteguit, por ka patur një kritikë të vazhdueshme që nga fitorja në Champions League ndaj Romës.
”Do të tentojmë të fokusohemi tek një ndeshje në të njëjtën kohë, duam të krijojmë shumë raste dhe shpresojmë t’i shëndrojmë në gola,” konfirmoi tekniku.
”Është e rëndësishme të harrojmë faktorët e jashtëm, nuk shikojmë se çfarë flasin njerëzit jashtë.”
”Duam të marim tre pikët dhe të jemi në krye të kampionatit.”