Sergio Ramos ka përdorur rrjetin social në Twitter për t’i shmangur akuzat e shumta të mediave Angleze në lidhje me ndërhyrjet e tij gjatë ndeshjes Spanjë 2-3 Angli.
Kapiteni Madrilen ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar ku shihet se ai nuk e prek fare Sterlingun por që Anglezi simulon dhe kërkon të fitojë penallti ndaj Ramos, dicka që nuk e bëri gjyqtarin e ndeshjes të mashtrohet.
”Asgjë tjetër për të thënë.”, është mbishkrimi që i ka shtuar kësaj video kapiteni Ramos. Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër:
🛑🤔🤐
Nada más que decir.
Nothing else to say. pic.twitter.com/BCuQI3n7hT— Sergio Ramos (@SergioRamos) October 17, 2018