Julen Lopetegui do të ketë 2 javë vendimtare për të rikthyer formën e ekipit. Trajneri Spanjoll gjithashtu do të ketë një mision mjaft të vështirë gjatë këtyre ndeshjeve të ardhshme sidomos para ndeshjeve qëdo të luajë ekipi para El Clasicos që do të luhet më 28 tetor në Camp Nou.
Rikuperimi i Iscos, Marcelos, Benzemas dhe Bale nga dëmtimet, Carvajal duket se është gati, dhe rikthimi i versionit më të mirë të Ramos, Nachos dhe Asensios, bëjnë pjesë në misionin e vështirë për trajnerin Spanjoll.
Nuk ka mbetur shumë kohë deri në El Clasico dhe Lopetegui duhet të nxjerr versionin më të mirë të këtyre lojtarëve kyc të ekipit para se të udhëtojë në Camp Nou.