Harry Kane ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes Spanjë-Angli e cila u zhvillua para dy ditëve në Sevilla. Pas ndeshjes që e fituan Anglezët me rezultat 2-3, Harry Kane iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve kur po largohej nga stadiumi.
”Real Madridi? Më vjen keq por nuk është dita. Më vjen keq, më vjen keq”, tha Kane kur po shkonte drejt autobusit të ekipit Anglez.
Rikujtojmë që sulmuesi i Tottenhamit ishte synimi kryesor i Madridit në sezonet e fundit por që bisedat e vështira me presidentin e klubit Anglez kanë bërë që Florentino Perez të distancohet nga kjo lëvizje.