Ish lojtari Madrilen dhe kampioni i botës në vitin 1998, Christian Karembeu i ka dalur në mbrojtje trajnerit Madrilen, Julen Lopeteguit në lidhje me formën e ekipit në ndeshjet e para nën udhëheqjen e tij.
”Trajneri i ri ka nevoj për kohë dhe lojtarët gjithashtu kanë nevojë për kohë që të përshtaten dhe t’a kuptojnë filozofinë e Lopeteguit. Ne duhet t’a mbështesim atë. Ai ishte trajner kombëtareje. Ka talent. Me kalimin e kohës do t’a kuptojmë atë. Zidane gjithashtu kishte nevojë për kohë, ashtu si lojtar dhe si trajner.’‘, janë fjalët e Francezit për Radio Marca.
Në fund ai u pyet edhe për talentin e Mbappes në krahasim me CR7 dhe Messin: ”Mbappe është një yll. Eshtë një fenomen. Në Francë e dimë se kemi një diamant.”