Një nga diskutimet më të mëdha në fitoren e Anglisë ndaj Spanjës me rezultat 3-2, padyshim se ishte edhe ndërhyrja e Eric Dier në kapitenin Ramos.
Dier u ndëshkua me karton të verdhë por që veprimi i tij u prit mirë nga tifozët Anglez si një hakmarrje për ndërhyrjen e Ramos në Salah në finalen e Champions League.
Pas kësaj ndeshje, Dier foli për mediat dhe tregoi se çfarë i tha Ramos pas asaj ndërhyrje në të: ”Ai vetëm më përgëzoi mua. Unë e mendoja të fitoj topin dhe e bëra atë. Nuk besoj se ka qenë faull ose karton i verdhë, me të vërtetë.”, ishin fjalët e lojtarit Anglez.
Gjithashtu ai shtoi: ‘‘Eshtë e rëndësishme t’i respektojmë, por në të njejtën kohë, sapo të fillojë ndeshja, cdokush shikon për mundësitë e veta. Ende me respekte, por duhet të jemi më agresiv, të jemi në këmbë dhe të tregojmë se asgjë nuk na trembë.”