Të hënën ekipet kombëtare filluan përgatitjet për ndeshjet e kombëtareve të muajit tetor dhe disa lojtarë Madrilen janë ftuar nga kombëtaret e tyre për këto ndeshje.
Njëri nga ta ishte edhe kapiteni Sergio Ramos i cili arriti në kampin e kombëtares së Spanjës me 3 minuta vonesë dhe ishte i fundit që arriti. Mbledhja e kombëtares të drejtuar nga Luis Enrique ishte planifikuar për në ora 13:30 ndërsa kapiteni arriti në 13:33.
Kamerat që gjendeshin aty përball qendrës stërvitore xhiruan momentin kur kapiteni arriti me veturën e tij. Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: