Lajme të mira për Real Madridin e Julen Lopeteguit. Sipas rezonancës ndaj të cilës iu është nënshtruar në mëngjesin e djeshëm, Gareth Bale nuk vuan nga asnjë dëmtim në këmbën e tij. Uellsiani mund të kthehet në stërvitje të enjtën me pjesën tjetër të ekipit.
Bale ndjeu një shqetësim në derbin Madrilen dhe u largua nga fusha pas pjesës së parë. Rezultatet e testeve mjekësore ishin të mira për atë pasi u vërtetua se nuk është i dëmtuar dhe se mund t’i bashkohet ekipit në stërvitje sa më shpejt që është e mundur.