Real Madridi do të udhëtoje në Rusi për ndeshjen e së Martës ndaj CSK Moscow në Champions League. Risitë e listës së lojtarëve të ftuar janë mungesat e Ramos, Bale, Isco dhe Marcelo. Katër lojtar titullar që komplikojnë pak a shumë panoramën e Lopeteguit.
Në princip, mungesa e Sergio Ramos është për shkaqe teknike me trajnerin që i ka dhënë disa ditë pushim kapitenit. Bale përfundoi derbin me shqetësime muskulare, njëjtë siç përfundoi Marcelo ndeshjen ndaj Sevillas. Isco është në proces rikuperimi pas operimit nga apandesiti.
Këto janë 20 lojtarët që do të udhëtojnë në Rusi:
Portjer: Navas, Casilla dhe Courtois.
Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Odriozola dhe Reguilón.
Mesfushor: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, M. Llorente, Asensio dhe Ceballos.
Sulmuesit: Mariano, Benzema, Lucas Vázquez dhe Vinicius Jr.