Julen Lopetegui u shfaq përpara mediave për të analizuar derbin i cili përfundoi me barazim pa gola. Tekniku Madrilen vlerësoi lojën e lojtarëve të tij dhe theksoi që skuadra meritoi fitoren në këtë ndeshje.
I pakënaqur: ”Për rezultatin nuk jam i kënaqur sepse gjithmonë duam të fitojmë dhe e kemi merituar. Ekipi ka dhënë maksimumin, ka qenë shumë superior dhe ka patur shanse të pastërta, por ky është futbolli, funksionon vetëm me gola.”
Rastet: ”Kemi patur momente, dy rastet që ata kanë patur kanë qenë gabimet tona, jo aksione të krijuara nga loja e tyre. Për fat të keq nuk ishim të saktë përballë portierit të tyre.”
Dëmtimi i Bales: ”E kemi larguar si masë paraprake. Nesër do të shohim se në çfarë shkalle është dëmtimi i tij.”
Ceballos: ”Bëri atë që kërkonte ndeshja, kishim nevojë për më tepër kontroll në fushën e tyre, ka bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, njëjtë si të gjithë të tjerët. Ekipi ka treguar superioritet.”
Problemet me golin: ‘Fokusohemi në këtë ndeshje, përshtypjet janë pozitive, ekipi ka dhënë më të mirën dhe ka dominuar një rival me shumë personalitet.”
Vinicius: ”Lojtari tashmë është në nivelin më të lartë të futbollit Europian dhe ne kemi shumë mungesa. Në fund të ndeshjes donim ritëm dhe Vini e ka këtë, kjo është arsyeja pse e hodhëm në fushë.”
Modric, i lodhur: ”Luka është pak i lodhur, tani kemi patur një mori ndeshjesh me intenzitet të lartë por gjithçka do të rregullohet pak nga pak.”