Sergio Ramos u shfaq përpara kamerave të Movistar el Partidazo për të analizuar barazimin pa gola në Bernabeu ndaj Atletico Madrid. Kapiteni Madrilen theksoi që ky ishte një shans i humbur për të shfrytëzuar një tjetër dështim të Barcelonës dhe për të marë kreun e kampionatit.
Pika e pamjaftueshme: ”E dinim rëndësinë e tre pikëve të sontme duke marë parasysh faktin që Barcelona dështoi të fitoje, një shans që e kemi lënë të na rëshqasë. Në fillim ata na bënin presion por në pjesën e dytë u dukën të lodhur. Përballë portës na mungoi saktësia, do të donim të shfrytëzonim dështimet e Barcelonës.”
Maturia: ”Duhet të kesh respekt maksimal për rivalin në këto ndeshje sepse një detaj i vogël vendos ndeshjen. Duhet të kesh kujdes, ne kemi dominuar lojën.”
Ceballos: ”Është futur me shumë dëshirë, ka krijuar shumë rrezik dhe ka luajtur në zona të thella, kemi patur shumë raste nga ndërprerjet dhe kjo është ajo që kërkohet nga ai dhe nga ata që kanë më pak minuta.”
Përqafimi me Griezmann: ”Pavarësisht opinionit të njëri-tjetrit duhet të kesh respekt maksimal për një bashkëlojtar të të njëjtit profesion, qoftë Griezmann apo dikush tjetër.”