Sipas asaj që publikon Telegraaf, media më prestigjioze Holandeze, Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me Frenkie De Jong, Holandezin 21 vjeçar që ndiqet nga Barcelona.
Klubi është i gatshëm të paguaje 80 milion euro për mesfushorin e ri të Ajax dhe të kombëtares Holandeze. Sipas raportimeve, De Jong konsiderohet si njëri nga zëvendësuesit e mundshëm të Luka Modric në vitet e ardhshme dhe në Madrid e duan njëjtë si në klubet tjera të mëdha – Barcelona dhe United.
Frenkie De Jong është në fokusin e të gjithë klubeve më të mira Europiane. PSG, Manchester City, Bayern Munich, Tottenham Hotspur dhe Barcelona, që të gjitha të interesuara për shërbimet e lojtarit. Tek klubi Blaugran ai veçse konsiderohej si një lojtar fundamental për ekipin sepse posedon karakteristika shumë të ngjajshme me stilin e lojës së tyre. Këtë verë madje kishte një tentim për t’a transferuar atë në Camp Nou.
Por, inkorporimi i Real Madridit në luftën për shërbimet e tij mund të ndryshoje të gjithë skenarin. Drejtuesit Madrilen kanë kohë që nuk kanë investuar në merkato dhe kanë para të mjaftueshme për të fituar betejën me klubet tjera. Për më tepër, Lopetegui është një admirues i madh i lojtarëve të talentuar dhe e di që çdo herë e më shumë do të duhet t’u jape më pak minuta Modric dhe Kroos. Dhe pikërisht për këtë arsye, lojtarët si Dani Ceballos janë duke patur më tepër protagonizëm. Me De Jong do të ishte i njëjti skenar.
Është një lojtar i ri dhe i talentuar, vetëm 21 vjeçar, një mesfushor elegant që mund të luaje në qendër të fushës, si mesfushor defenziv dhe madje edhe si qendër mbrojtës. Në Ajax është zbuluar si një yll i madh pavarësisht se ka vetëm disa vite që kur ka ardhur nga Willem II për shumën e 300.000 eurove. Progresi i tij i shkëlqyer i ka dhënë një ftesë të merituar në kombëtaren, me të cilën debutoi në ndeshjen e madhe ndaj Francës.