Hegjemonisë se Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilet fituan çdo trofe individual në 10 vitet e fundit, po i vie fundi sot nga Luka Modric.
Kjo për faktin se lojtari kroati, që javë më parë u shpallë si lojtari më i mirë në Europë, është favorit për t`u shpallur edhe si lojtari më i mirë në botë.
Kreit kjo pas sukseseve që pati sezonin e kaluar si me kombëtaren e Kroacisë ashtu edhe me klubin e Real Madridit.
Në ceremoninë ku do të ndahet çmimi për lojtarin më të mirë te vitit, nuk pritet të marrin pjesë as Cristiano e as Salah, të cilët janë të nominuar për këtë çmim.
Përveç tyre, edhe Lionel Messi, i cili pritet të jetë pjesë e formacionit më të mirë të vitit nga FIFA, nuk do të marrë pjesë në ceremoni.
Më 4 dhjetor 2007, njëmbëdhjetë vjet më parë, një lojtar tjetër përveç Cristiano e Messis u shpall më i miri në botë për herë të fundit. Ai ishte Kaka.
Modric tani hap një epokë të re post ‘Cristiano – Messi’.