Një debutim ëndërrash për Mariano Diaz në rikthimin e tij në Real Madrid pas një aventure të suksesshme në Lyon. Në ndeshjen e tij të parë në Champions League ndaj Romës, sulmuesi shkëlqeu me një gol fantastik të shënuar nga jashtë zone.
Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë bashkëlojtarët shfrytëzuan rastin për të përgëzuar Marianon, si për debutimin në këtë sezon ashtu edhe për golin e mrekullueshëm të shënuar ndaj gjysmëfinalistit të sezonit të shkuar.
Dhe mes përgëzimeve, në dhomat e zhveshjes zbriti edhe legjenda e Madridizmit, Raul Gonzalez Blanco. ‘7’-ta mitike e Madridit përqafoi dhe përgëzoi trashëgimtarin e bluzës së tij, e cila me shumë sukses deri në këtë sezon është mbajtur nga Cristiano Ronaldo. Tani është Mariano ai i cili me shumë krenari ka marë përgjegjësinë e përsëritjes së historisë dhe mitin e bluzës 7.