Real Madridi ka zhvilluar ndeshjen e parë për këtë edicion në Champions League kundër Romës. Në një ndeshje të zhvilluar në Santiago Bernabeu, lojtarët e Lopeteguit fituan tre pikët e para.
Me një ndeshje të filluar me disa raste nga të dyja palët, por asgjë konkrete, rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 45-të, kur u akordua një faul afër zonës në favor të Real Madridit. Ishte Isco i cili e ekzekutoi këtë penallti dhe i dha Real Madridit avantazhin në pjesën e parë. Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi deshi t’a shënonte edhe golin e sigurisë, dhe në minutën e 58-të, ishte Gareth Bale i cili gjeti rrjetën dhe dyfishoi epërsinë. Mariano i cili u inkuadrua nga gjysma e pjesës së dytë dhe bëri debutimin e tij me Realin, shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 91-të duke vulosur fitorën.
Viktoria Plzen dhe Real Madridi kanë marrë tre pikëshat e parë në grupin ‘G’ të Champions League këtë sezon.
Për më shumë, ju ftojmë t’i ndiqni golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: