Marco Asensio ishte protagonist i botimit të fundit të revistës Panenka. Lojtari i ri Madrilen ka treguar profilin e tij personal në një intervistë në të cilën diskutoi për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij në botën e futbollit.
Më shumë mundësi pa Cristianon?
”Me ose pa Cristianon, unë jam përballur me entuziazmin e madh për të fituar vendin e titullarit dhe do të përpiqem të jem më i rëndësishëm. Dhe mirë, kam filluar sezonin mirë, kam punuar mirë.”
Ndryshimi i numrit?
”Me numrin 20 nuk do të doja t’a përfundoja karrierën. Do ta ndryshoni atë? Po, do të shohim se cfarë do të ndodhë.”
Roli i Zidane në karrierën tuaj?
”Gjithmonë më ka thënë që mos i vendos gjërat në kokë. Më ka folur shumë, sidomos nëReal Madrid, janë kaluar pritjet. Më tha të përqendrohem vetëm në futboll, në të qenit mirë me familjen dhe të mos humb atë që më ka sjellë mua këtu.”
Netët e Championsit në Madrid
”Nuk ka ndeshje që i shijon më shumë se këto. Cerekfinalet, gjysmëfinalet, duhet t’i kalojmë, të shënojmë një gol. Le të shohim, njëfinale Champions gjithashtu më ka gëzuar shumë.”