Observatori i futbollit, CIES, ka realizuar një studim nga këndvështrimi ekonomik mbi lëvizjet e merkatos së verës që përfundoi para 10 ditëve. Një studim që sipas CIES e ka vendosur portjerin Thibaut Courtois të jetë nënshkrimi më i mirë në ligat më të forta në Europë.
Portjeri Belg arriti në Madrid nga Chelsea për 40 milionë euro. Sipas këtij studimi nga CIES, cmimi i tij është më i lartë dhe vlen rreth 62.6 milionë euro. Kjo do të thotë se ai kushton 22.6 milionë euro në Madrid aktualisht. Një ndryshim që nuk e ka arritur asnjë nënshkrim tjetër.