Spanja ka ‘shkatërruar’ Kroacinë në Elche me rezultatin 6-0 në një ndeshje ku gjithçka fliste për Spanjën dhe vetëm për Spanjën.
Ishte Saul ai që e nisi serinë e golave pas një krosimi perfekt të Dani Carvajal në zonë, për të vijuar më pas dopieta fantastike e Marco Asensios që me specialitetin e tij të goditjeve nga larg dhe precize, e çoi rezultatin në 3-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Nuk kishte shumë histori edhe në pjesën e dytë. Spanja vazhdoi me dominimin absolut në fushë me golin e katërt që nuk vonoi shumë e që erdhi nga Rodrigo. Goli i 5 u shënua nga Ramos me kokë dhe goli i 6 u shënua nga Isco. Të tre golat e fundit u asistuan nga Marco Asensio që zhvilloi ndeshjen e jetës së tij.
Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni videon me golat dhe rastet më të mira të takimit: