Me Ronaldo Nazarion (Fenomenin) i cili pritet që të blejë shumicën e aksioneve të Valladolidit për 30 milionë euro, siç u zbulua nga El Larguero, pritet të vijë edhe një super yll i ri.
Sipas Cadena SER, blerja e gjysmës së aksionëve të Valladolidit nga Ronaldo pritet të ndodh në dy ditët e ardhshme, me brazilianin duke u bërë aksionar i shumicës, njëkohësisht dhe president i klubit.
Burimet në Valladolid tregojnë se klubi beson se nëse Ronaldo merr përsipër klubin, eksizton një mundësi që e ardhmja e Viniciusit të jetë në qytetin verior të Spanjës, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta mes dy brazilianëve. Ronaldo, i cili është gjithashtu në bordin e Real Madridit, ishte edhe në prezentimin e të riut në Bernabeu.
Vinicius Junior nuk po gjen hapësirë në formacionin e Lopeteguit. Sulmuesi brazilian po stërvitet me skuadrën e parë, por po luan me Real Madrid Castillan, në divizionin e tretë. Kështu që nga Valladolidi besojnë se skuadra e tyre do t’i bënte mirë ish-lojtarit të Flamengos për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe për t’u përshtatur më mirë me kampionatin spanjoll.