Presidenti i Sevillas, Jose Castro ka konfirmuar se Mariano do të nënshkruajë për Real Madridin.
Los Blancos do t’a përdorin opsionin e tyre të blerjes, pavarësisht se klubi andaluzian u dakorduan për një marrëveshje me Lyonin.
“Ne jemi një klub ambicioz që përpiqemi të bëjmë marrëveshje ambicioze. Madridi kishte një opsion blerjeje dhe ata na kanë thanë se do t’a përdorin atë. Por lojtari nuk ka thënë ende asgjë dhe jemi duke pritur që ai të përgjigjet sepse ai ka thënë një mijë herë se dëshiron të luajë për Sevillën.” – theksoi Castro.
Në lidhje me nënshkrimin e mundshëm me Borja Mayoral, një lojtar që Sevilla e kërkoi javë më parë, Castro nuk përjashton mundësinë e nënshkrimit me të: “Ai është një nga lojtarët që kemi pasur në listë, por nuk ka asgjë konkrete. Pa dyshim do të arrijë një sulmues ditëve në vijim,” – konfirmoi presidenti i Sevillas.