Transferimi i Marianos në Sevilla po kalon një fazë vendimtare dhe duket se ai tani është vetëm një hap larg transferimit në Estadio Sanchez Pizjuan, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit andaluzian.
Një shumë prej 40 milion eurosh do të shpenzohet në mënyrë që sulmuesi të vishet me fanellën e Sevillas.
Ky është një operacion që do të thotë se edhe Rela Madridi do të përfitojë një bonus të rëndësishëm.
Vitin e kaluar ai lëvizi nga Santiago Bernabeu për në Lyon për 8 milion euro, një marrëveshje që përfshirnte që Los Blancos do të përfitonin 35% të çdo shitjeje të ardhshme.
Megjithëse në kontratë ishte edhe opsioni i blerjes, personat që janë në krye të Los Blancos kanë vendosur që mos të bëjnë ndonjë lëvizje për Marianon dhe tani do të marrin 14 milion euro si pjesë të marrëveshjes që do t’a sjellë atë në Spanjë përsëri.
Sulmuesi pati një sezon fantastik debutues në Francë, duke shënuar 21 gola, 18 prej tyre në Ligue 1, në 45 ndeshje.