Real Madridi ka dominuar sërish sa i përket çmimeve individuale në futboll, ku Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric së bashku me Mohammed Salah (Liverpool) janë shpallur kandidatët e listës përfundimtare për çmimin Lojtari më i Mirë i Vitit, që dhurohet nga UEFA.
Të tre lojtarët në fjalë luajtën edhe në finalen e Champions Leagues në Kiev, ku Ronaldo dhe Modric dolën fitues me Realin.
Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 30 gusht në një ceremoni zyrtare të UEFA-s, ceremonia gjithashtu do të përfshijë edhe hedhjen e shortit për fazën grupore të dy kompeticioneve europiane, Champions League & Europa League.
Teksa, ky është nominimi i parë për Modric dhe Salah, nga ana tjetër do të ishte hera e katërt që Ronaldo e fiton këtë çmim.