Pas raportimeve të fundit nga spekulativja Don Balon e më pas të cituara edhe nga La Gazzeta Dello Sport që potenconin se ka qenë vet Luka Modric ai i cili i ka thënë FIFA-s se ka qenë vet ai që ka filluar kontaktet me Interin për një transferim tek klubi Italian, lojtari ka preferuar të mohoje diçka të tillë në mënyrë kategorike nëpërmjet një komenti të bërë në rrjetin social Instagram.
”Ky është budallallëku më i madh në histori”, komenton Modric, në një postim të bërë nga ‘futbolalreves’ që citon ‘La Gazzeta dello Sport’ si burim kryesor të lajmit. Pas denoncimit të bërë ndaj Inter nga ana e klubit Madrilen, FIFA ka marë në dorë çështjen dhe po investigon se çfarë realisht ka ndodhur. Epilogu final do të mësohet shumë shepjtë.