Edhe pse ai e pranoi se ka shumë pak gjasa të ndodh, ish-legjenda braziliane nuk e përjashtoi mundësinë që Neymar të largohet nga PSG këtë verë.
Ish-super ylli i Barcelonës, Rivaldo ka thënë se ai është i bindur se herët apo vonë Neymar do të përfundojë në Real Madrid.
“Tani për tani, unë duhet t’i besoj fjalëve të tij se ai do të qëndrojë në PSG, por nga ajo që di dhe komentet që i dëgjoj, më bëjnë të mendoj se, herët apo vonë, ai do të përfundojë në Real Madrid.” – tha Rivaldo në një intervistë me Betfair.
Rivaldo madje nuk e përjashtoi mundësinë që bashkëkombasi i tij të largohet këtë verë, edhe pse ai tha se do të kishte pak gjasa të ndodh. “Duket që ai do të qëndrojë në Francë të paktën edhe një vitë. Por me një merkato të tillë të çmendur, askush nuk e di se çfarë mund të ndodh nga dita në ditë, gjithçka është e mundur deri në ditën e fundit.” – përfundoi ai.