Duke pasur mundësinë për të zëvendësuar Zinedine Zidanen te Real Madridi, trajneri i ri gjerman, Julian Nagelsmann ka zbuluar pse ai vendosi t’a refuzojë ofertën.
Vetëm 30 vjeç, trajneri i Hoffenheim ka thënë se ai e ka menduar shkuarjen në Spanjë, por sipas tij nuk ishte koha që ai të largohej nga Bundesliga.
“Nuk është se unë nuk kam menduar rreth asaj oferte. Kush do t’ia ndalte telefonin Real Madridit? Nuk ka asgjë më të madhe se Real Madridi. Jam vetëm 30 vjeç. Nëse karriera ime si trajner evulon mirë, mund të kem një mundësi tjetër për t’u bërë trajner i ndonjë skuadre në atë kampionat (La Liga). Përsa i përket familjes sime, nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë Gjermanisë.” – theksoi Nagelsmann në revistën 11 Freunde i pyetur rreth ofertës së Real Madridit për të.
Nagelsmann po fillon sezonin e tij të fundit në Hoffenheim, pasi tashmë ai ka pranuar t’a marrë përsipër rolin e trajnerit në RB Leipzig për sezonin 2019/20.