James Rdoriguez këto ditë hapi dyert e shtëpisë së tij për Suso Show të Kolumbisë për një intervistë.
Nga muzeu i tij personal deri në kinema, ata ecën në të gjithë shtëpinë e tij dhe diskutuan për disa momente nga gjatë gjithë karrierës së tij.
Suso i kujtoi atij ish-trajnerin, Zinedine Zidane, të cilit James i’u përgjigj vetëm me një buzëqeshje. Lojtari më pas kujtoi arritjet e tij me Los Blancos.
“Real Madridi ishte klubi ku shënova më së shumti gola, 32 me porton dhe 36 në Real Madrid. Kjo nuk është e lehtë, dhe me 42 asistime gjithashtu.” – tha fillimisht James Rodriguez.
Pas disa pyetjeve nga jeta private dhe gjëra të tjera, në fund, intervistuesi bëri disa pyetje nga të cilët James zbulon shumë.
Ndeshja e tij më e mirë? Kundër Uruguajit në Kupën e Botës në Brazil. Kjo është edhe ndeshja në të cilën shënoi golin e vitit 2014.
Sulmuesit më të mirë me të cilët ka luajtur? Radamel Falcao dhe Cristiano Ronaldo.
Titulli më i mirë i fituar? Nuk ka dyshim se ishin ato me Real Madridin, ku ndër të tjerash ai fitoi edhe tituj prestigjioz siç janë: Dy trofe të Champions Leagues, një titull të La Ligas dhe një Kupë të Botës për Klube.
A do të jetë ende në Bayern edhe sezonin që vijon? “Aktualisht, unë jam ende këtu dhe kam pasur një sezon të shkëlqyer, kështu që jam shmë i lumtur atje (Bayern Munich) dhe ndihem sikur klubi dhe tifozët më duan shumë.” – tha ai në lidhje me këtë gjë.