Mes viteve 1989 dhe 1990, Pavle Balenovic bëri një dokumentar për ujqit në të cilën çuditërisht shfaqet Luka Modric si bari i një tufe cjapash në një moshë 5 vjeçare në vendin e quajtur Jasenice (Kroaci).
Goat herding goats! Apparently that's a 5-year old Luka Modric in 1990 before the war. pic.twitter.com/u2prdIyAzO
— M•A•J¹³ (@Ultra_Suristic) July 14, 2018
Ishte vet Balenovic ai i cili gjeti këtë detaj në dokumentarin e përfolur, që u transmetua edhe në BBC dhe në të cilën siguron se familja e Luka Modric ishte njëra ndër protagonistet e humanitetit në këtë histori.
Futbollisti i Real Madridit dukej i vogël në imazhet e shfaqura teksa kujdeset për një tufë cjapash në malet e Jasenice, fare pranë Zadarit, vendlindjes së tij. Më poshtë mund t’a ndiqni edhe dokumentarin e plotë, ndërsa Luka Modric shfaqet prej minutës 2:27.
Luka Modric do të luaje nesër në ora 17:00 finalen e botërorit ndaj Francës, finale në të cilën përveç lavdisë që mund t’i sjellë kombit, do të ishte edhe favoriti kryesor për të fituar topin e Artë.